Zbardhet renditja e trajnerëve më të mirë të vitit, kryeson listën Carlo Ancelotti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suksesi në La Liga dhe në Champions League e ka bërë Carlo Ancelotti-n akoma më shumë pjesë të historisë. Trajneri italian, në fakt, ka fituar Champions League e gjashtë, të katërtën si trajner.

Një sukses i jashtëzakonshëm, për teknikun italian, që e ka kthyer real Madrid në majë të Europës, në një ecuri që ka parë spanjollët të realizojnë përmbysje të çmendura ndaj Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Një sukses i dyfishtë që e ka lejuar Ancelotti-n edhe të zgjidhet si trajneri më i I mirë i vitit 2022 nga Iffhs. Për Don Carlon është çmimi i tretë i marrë nga Iffhs pas atyre të 2007-ës kur ishte në drejtim të Milan-it dhe atë të 2014-ës, në eksperiencën e tij të parë te Real Madrid.

Ancelotti ka rezultuar fitues me 245 pikë. Një distancë shumë e madhe në krahasim me trajnerët e tjerë që janë ngjitur në podium: Guardiola, i dyti pas Premier League të fituar me Manchester City-n me 45 pikë dhe Regragui, i treti me 40 pikë, fitues I Champions-it afrikan me Wydad Casablanca.

Në klasifikimin e 10 trajnerëve më të mirë të 2022-shit, Ancelotti është italiani unik i pranishëm në renditje. Ndërsa trajneri i vetëm i Serisë A është Jose Mourinho. Trajneri i Roma-s, fitues i Conference League, është i pesti me 15 pikë mbrapa krahëve të Klopp dhe baraz me Glasner, që ka triumfuar në Europa League me Eintracht Frankfurt.

Klasifikimi kompletohet me Unai Emery dhe Dorival Junior, me nga 10 pikë secili dhe, me nga 5 pikë, Hugo Ibarra i Boca Juniors dhe portugezi Abel Ferreira, trajner i Palmeiras-it

Të fundit

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Lajme të tjera

Web TV