Në dramën e 11-metërshave, Real Madrid mposht Valencian dhe kalon në finalen e Superkupës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid siguroi biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës teksa në Arabinë Saudite, në ndeshjen e luajtur përballë Valencias u deshën goditjet e penalltive për të shpallur fituesin duke qenë se 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1. Në atë që konsiderohet si “ruleta ruse”, madrilenët u treguan të saktë duke mos gabuar në asnjë penallti ndërsa nga ana tjetër, tek Valencia u gabuan dy 11-metërsha.

Sa i takon pjesës së parë, Real Madrid kishte iniciativën me madrilenët që tentuan në dy raste me Karim Benzema fillimisht e më pas me Ernesto Valverde që iu afrua golit me një goditje nga jashtë zone dhe që shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga portieri Mamardashvili. Gjithsesi, mundi i të besuarve të trajneri Carlo Ancelotti do të shpërblehej në minutën e 39-të kur Benzema shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë francezi pas një ndërhyrje të gabuar të Comert.

Me avantazhin e Realit u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Valencia tregoi menjëherë forcë dhe barazoi shifrat falë golit të Lino. Ky i fundit shfrytëzoi në maksimum një harkim të Lato dhe nuk fali nga fare pranë portës duke mposhtur portierin Courtois.

https://youtu.be/zbeRg3lCies

Në vijim, skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen mirëpo mungoi saktësia dhe finalizimi me sfidën që u desh t’i drejtohej kohës shtesë. Në fakt, edhe 30 minutat e shtesë nuk rezervuan asnjë të re dhe në këtë formë, skuadrat iu drejtuan goditjes së penalltive.

Nga pika e bardhë, ishin Los Blancos ata që u shfaqën më të saktë dhe shënuan katër penallti na dy të Valencias. Tashmë në finale, Real pret fituesen e çiftit Barcelona-Betis.

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV