Vdes ish-kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdiq në moshën 100-vjeçare Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi shumë marrëveshje paqeje në botë gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitet 1980 dhe 90.

Ai do të mbahet mend gjithashtu për vizitën që bëri në Shqipëri në maj të vitit 1990, kur vendi ende nuk kishte dalë nga izolimi komunist. Në atë kohë, ai ishte zyrtari i parë i lartë i huaj që vizitonte Shqipërinë prej disa dekadash.

Gjatë vizitës, Perez de Cuellar kritikoi sistemin një partiak të Shqipërisë ndërkohë që udhëheqësit e atëhershëm komunistë nuk e lejonin krijimin e partive opozitare.

Nën trysninë e zotit De Cuellar dhe atë ndërkombëtare, udhëheqësit e Shqipërisë më në fund premtuan lirimin e të burgosurve politikë dhe rihapjen e objekteve të kultit që kishin qëndruar të mbyllura nën regjimin komunist.

De Cuellar, i lindur në Peru, u zgjodh në krye të OKB-së në vitin 1981 dhe ishte latinoamerikani i parë që drejtonte organizatën botërore.

Ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve në Kamboxhia, Nikaragua si dhe atë në El Salvador, deri në ditën e tij të fundit në detyrë më 31 dhjetor 1991.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi paraardhësin e tij si “një burrë shteti i suksesshëm, diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për atë vetë.” De Cuellar, tha ai lë pas një ndikim të thellë në Kombet e Bashkuara dhe në botë./VOA

Të fundit

Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin...

Pse Trump ka ‘mbjellë’ dyshime rreth Nenit 5 të NATO-s për një dekadë

Polemika Trumpiane mbi Nenin 5 të Traktatit të Aleancës Atlantike ka rreth 10 vite. Që nga fushata e tij e parë zgjedhore, e cila...

Si e bëri Lisbona veten të parezistueshme për turistët

Turistët qëndrojnë në banesa afatshkurtra dhe të huajt blejnë shtëpi të dyta, ndërsa banorët vendas detyrohen të marrin me qira dhoma, jo apartamente. Nga Agustín...

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e Departamentit të Transportit në SHBA,...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Lajme të tjera

Web TV