Paga 30,000 lekë/Shtohen punonjësit me paga të ulëta, tkurren “milionerët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Produktiviteti në ekonominë shqiptare nuk po shfaq shenja përmirësimi, teksa shihet se, numri i personave që paguajnë sigurime me pagë minimale është rritur në tremujorin e trete të vitit 2019 dhe përqindja e personave që paguajnë sigurime me paga të larta është ulur.

Teksa qeveria ka shpallur nismën për rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë në janarin e vitit 2021, zhvillimet në ekonominë reale po sinjalizojnë të kundërtën, pasi gjithnjë e më shumë punonjës po paguhen me pagën minimale.

Sipas të dhënave të INSTAT struktura e kontribuuesve të sigurimeve shoqërore është përkeqësuar në tremujorin e tretë  të vitit 2019 pasi, numri i atyre që paguajnë sigurime me pagë minimale zyrtare, që aktualisht është 260 mijë lekë, është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 28.5% të totalit të të punësuarve kontribuues.

Përqindja e personave që paguhen me pagë minimale ka pësuar rritje të ndjeshme ne krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, ku vetëm 25.3 për qind të punësuarve paguan sigurimet me pagën minimale.

Ulje shënoi edhe numri i kontribuuesve me paga 30,000-40,000 mijë lekë, kategoria që paguhet nga 60,000-95,000 mijë lekë dhe punonjësit me paga mbi 120 mijë lekë.

Që nga viti 2014, Shqipëria aplikon tatimin progresiv mbi pagat, i cili duket se ka nxitur informalitetin në pagat e larta. Në fund të tremujorit të tretë, vetën 4.3% e të punësuarve kishin paga mbi 120 mijë lekë, nga 4.7% që ishte pesha e tyre në fund të 2018-s. (shih grafikun: Pesha e të punësuarve me paga mbi 120.000 lekë).

Niveli i Kontributit për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2%. Krahasuar me vendet e rajonit, normën më të lartë të kontributeve për sigurimet shoqërore e ka Serbia, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe vendi ynë. Nivelin më të ulët e mban Kosova me vetëm 10%.

Lexo edhe :  PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Aktualisht, shkalla e tatimit për pagat deri në 30 mijë lekë është zero, për pagat nga 30-130 mijë lekë është 13% e shumës mbi 300 mijë lekë dhe pagat mbi 130 mijë lekë tatohen 13 mijë lekë plus 23% e shumës mbi 150 mijë lekë.Shqipëria ka informalitet të lartë në tregun e punës. Banka Botërore, në raportin e përvitshëm për trendet e punësimit në rajon vuri në dukje se punësimi informal është rritur edhe me 10 mijë persona gjatë vitit 218 në Shqipëri.

Së fundmi, Ministria e Financave është angazhuar në një aksion të ri antiinformalitet me fokus edhe në tregun e punës.Ministria e Financave raportoi në muajin gusht të vitit 2019 se ishin inspektuar në sektorin Hoteleri-Turizëm, nga administrata tatimore, rreth 2000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre.

Nga kontrollet e zhvilluara nga inspektorati i Punës, në 1,400 subjekte të inspektuara me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve. /Marrë nga Monitor.al 

Të fundit

3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të...

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të dobëta të jetesës dhe injorimit...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në...

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në platformën e tij ‘Truth Social’. Trump...

Lajme të tjera

Web TV