Manchester United tani ka një sulmues qëndror, holandezi niset për në Old Trafford

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Wout Weghorst do të jetë sulmuesi i Manchester United në pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari në pronësi të Burnely por që aktivizohej në Turqi me Besiktas, është gati për të nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë teksa së fundmi është arritur akordi për të luajtur me “Djajtë e Kuq”.

United do të paguajë 2.5 milionë paund në drejtim të Besiktas për huazimin deri në fund të sezonit për Weghorst me 30-vjeçarin që pritet të udhëtojë drejt Manchesterit në orët e ardhshme me synimin që të jetë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag për derbin e së shtunës ndaj Manchester Cityt.

Gjatë periudhës së tij tek Besiktas, sulmuesi shënoi 9 gola në 18 paraqitje ndërsa shfaqi një formë të mirë edhe në Kupën e Botës me Holandën ku u bë protagonist në sidomos në sfidën ndaj Argjentinës ku realizoi një dygolësh. Kujtojmë se Weghorst është aktivizuar në 20 ndeshje të Premier League me Burnley dhe njeh mirë dinamikat e Premier League, një kriter që kërkohej me çdo kusht nga tekniku Ten Hag pasi sulmuesit do t’i besohet ofensiva në pjesën e mbetur të sezonit.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV