Restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjës, gati për 100-vjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamuri i Kongresit të Lushnjes pritet të jetë gati për ekspozim në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Frederik Stamati që njihet dhe si një nga mjeshtrit e paktë të restaurimeve, po punon prej disa muajsh për restaurimin e këtij flamuri.

Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920. Në të u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit, një këshill kombëtar me 37 veta, si dhe Tiranën kryeqytet të vendit.

Frederik Stamati ka një jetë që merret me restaurimin, aq sa duket sikur ky i fundit nuk do të kuptohej pa një personalitet si ai, që ka kaluar nëpër duar mijëra objekte të trashëgimisë kulturore dhe ka kthyer në jetë shumë syresh, të cilat mendoheshin se kishin humbur përgjithmonë.

Punën e Stamatit e përshëndeti sot edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “Flamuri i Kongresit të Lushnjës ka ardhur deri në ditët tona përmes një shekulli të gjatë tallazesh. Shpresojmë t’u përcillet edhe brezave që do të vijnë. Prej disa muajsh, Profesor Frederik Stamati po punon intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjës. Një restaurim mjaft i komplikuar që kërkon duar mjeshtërore. Kemi besim te suksesi i punës tuaj Profesor”.

Më 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, flamuri i Kongresit të Lushnjës. Ky kongres cilësohet nga njohësit e afirmuar të historisë së asaj periudhe kohore si ngjarja më madhe pas Pavarësisë dhe në mënyrë figurative, si çlirimi i dytë i vendit tonë./Fjala.al/

Të fundit

Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Mekaniku italian dhe YouTuberi Andrea Marazzi kohët e fundit bëri bujë shndërrimin e një Fiat Panda të vitit 1993...

Meta nga qelia, letër të hapur të arratisurit Arben Ahmetaj: Dëgjohemi së shpejti!

Kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për dosjet e lobimit të LSI...

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi! Ja arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të...

Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh...

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të...

Lajme të tjera

Web TV