Rama: Në pranverë mbahet Kongresi Zgjedhor i PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në pranverën e ardhshme do të mblidhet Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama tha se në pranverë do mbahet kongresi zgjedhor për një kryesi dhe asamble të re të partisë.

“Vitin e ardhshëm duhet të nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS, për një kryesi të re dhe asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim. Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës. Sot ka kryetarë të tërë organizatash që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta. Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”,- tha Rama në mbyllje të fjalimit në kongres./O.S

Të fundit

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Lajme të tjera

Web TV