VIDEO/ Blutë në rënie të lirë, Fulham mposht Chelsean duke i thelluar krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea vazhdon të tregojë dobësi në këtë sezon, pasi në Craven Cottage (London) u mposht me rezultatin 2-1 nga Fulham.

Në minutën e 25-të, Willian, një ish-lojtar i bluve do ndëshkonte Chelsean.

Skuadra e Potter do kundërpërgjigjej në fillimin e pjesës së dytë, me Koulibaly që përfiton mirë në zonë.

Afrimi i bujshëm i kësaj merkatoje Joao Felix do linte ekipin me një lojtar më pak në minutën e 57-të, pas një ndërhyerje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. Arbitri Coote nuk heziton dhe nuk ka aspak dyshime, me Felix që zhgënjen kështu tifozët që kishin ardhur për t’a parë nga afër.

Në këto kushte, të besuarit e Silvas shfrytëzojnë në maksimum superioritetin numerik, duke marrë epërsinë përsëri, këtë herë përfundimisht me Carlso Vinicius.

Thellohet kriza për blutë e Londrës, të cilët e shohin veten në vendin e 10 në renditje dhe me vetëm 25 pikë në 18 ndeshje.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV