Udhëtimet me avion të Ramës/ PS e rrëzon hetimin parlamentar të kërkuar nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët në Kuvend rrëzuan një tjetër kërkesë të deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëruan ndryshime urgjente të ligjit që shërben si mekanizëm i opozitës për kontroll parlamentar. Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla. Sipas tij, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore. Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Tabaku tha se kishte kërkuar që deputetët që kanë kërkuar një Komision Hetimor për udhëtimet e Kryeministrit Rama të kishin mundësi të kryenin prezantimin e tyre për këtë kërkesë. Një kërkesë që u hodh poshtë, megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese parlamenti nuk shqyrton ngritjen e një komisioni hetimor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një të tillë dhe gjendet dakordësia vetëm në objektin e punës së komisionit hetimor. Sipas Tabakut në fokus ka qenë diskutimi në lidhje me ndryshimin për Ligjin e Komisioneve Hetimore. “Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar”, tha ajo. Tabaku kujtoi që grupi parlamentar i PD ka propozuar një paketë të plotë të nismave ligjore që lidhen me dekomunistizimin, simbolet e komunizmit dhe lustracionin dhe pret që kjo të shqyrtohet në kuvend.

Të fundit

U martua në Theth, kush është këngëtari që Edi Rama e promovoi sot

Mesditën e kësaj të premte në rrjetin e tij social “Facebook” kreu i qeverisë erdhi sërish me pamje nga...

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të...

Prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift...

Lajme të tjera

Web TV