Tmerr në Sarandë/ Hyri për të vjedhur në banesë, i riu përleshet me pronarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi kishte hyrë me forcë në një banesë për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Metoq në Sarandë, ku 25-vjeçari me iniciale L.A., është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, A.T.. Policia bën me dije se autori është banues në fshatin Gradishtë të Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

Të fundit

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës...

Lajme të tjera

Web TV