Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes dha dorëheqjen. Sipas raportimit të dpa, Lambrecht, e cila ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, i bëri kërkesë kancelarit Scholz për largimin nga posti.

Që në fundjavë disa media gjermane raportuan, se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen.

Të hënën agjencia e lajmeve dpa, njoftoi për dorëheqjen e Lambrecht, duke iu referuar kërkesës që ajo i drejton kancelarit Scholz për largimin nga posti, kërkesë që dpa e ka në dorë.

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave.

Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmën e fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”.

Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.

Edhe ARD i kushtoi vëmendje dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes në fundjavë. Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.

Të shtunën ishte gazeta gjermane “Süddeutscher Zeitung” e cila shkroi, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme. Po të shtunën, sipas gazetës “Bild” iniciativa për dorëzimin e postit  nga vetë politikanja socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV