Pasagjeri e xhiroi live në facebook, momenti kur rrëzohet avioni me 72 persona në bord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video që tregon momentet e fundit të tmerrshme brenda kabinës së avionit Yeti Airlines përpara se të rrëzohej në Nepal të dielën, është duke bërë xhiron e rrjetit.

Avioni u rrëzua ndërsa po udhëtonte nga kryeqyteti Nepalez Katmandu për në Pokhara, një vend turistik për në Himalaje. Në bord ishin 72 persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, sipas një zëdhënësi të linjës ajrore.

Kërkimi për të gjetur të gjithë trupat është duke vazhduar, tha sot Anil Shahi, një zyrtar lokal.

Videoja raportohet se është transmetuar live në facebook nga nga një pasagjer, Sonu Jaiswal, me pamjet që fillojnë disa momente para rrëzimit të aeroplanit. Ai është duke filmuar nga dritarja dhe shihet teksa avioni përkulet majtas.

Në një moment, në dukje të pavetëdijshëm për rrezikun, Jaiswal e kthen videon nga vetja, duke buzëqeshur paksa mes muhabeteve dhe të qeshurave në sfond. Disa pasagjerë mund të dëgjohen duke biseduar të emocionuar, ndërsa një person thotë: “Shikoni atë masë uji, është i shkëlqyer”, ndërsa avioni kalon pranë një liqeni.

Gjendja brenda aeroplanit duket e qetë, pa paralajmërime urgjente nga piloti apo ekuipazhi i linjës ajrore.

Pak sekonda më vonë, video papritmas fillon të dridhet dhe udhëtarët fillojnë të bërtasin, kamera humbet fokusin, duke shfaqur vetëm zhurmë të madhe, përpara se avioni të përplaset.

Kliko këtu për të parë videon

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV