Shefi i OKB-së, Guterres paralajmëron për krizat e shumta globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ra sot kambanës së alarmit për sfidat madhore me të cilat përballet bota. Zoti Guterres tha në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, se krizat “e ndërlidhura”, përfshirë ndryshimet e klimës dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë shkaktuar “një gjendje për të ardhur keq” në botë, siç u shpreh ai.

Sekretari Guterres paraqiti një tablo pesimiste në fjalimin e tij në ditën e dytë të Forumit, duke thënë se ndasitë e thella gjeopolitike dhe shkalla e lartë e mosbesimit, po minojnë përpjekjet për të trajtuar problemet globale.

“Shumë pjesë të botës përballen me recesion dhe e gjithë bota përballet me ngadalësim. Po shohim thellimin e pabarazive dhe një krizë të përshpejtuar të kostos së jetesës që prek më së shumti gratë dhe vajzat; ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe një krizë energjie, rritje të çmimeve, rritje të normave të interesit së bashku me inflacionin dhe nivelet e larta të borxhit që godasin vendet më të dobëta”, tha ai.

Zoti Guterres shton se gjendja bëhet edhe më e mjerueshme nga konflikti, dhuna dhe lufta.

“Sidomos pushtimi rus i Ukrainës, jo vetëm për shkak të vuajtjeve të jashtëzakonshme të popullit ukrainas, por për shkak të implikimeve të thella në çmimet globale të ushqimit dhe energjisë, mbi tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit, tek çështjet e sigurisë bërthamore, themelet e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Duke folur për pandeminë e COVID-19, zoti Guterres paralajmëroi se bota nuk ka nxjerrë mësime prej saj dhe nuk është gati të përballet me pandemi të ardhshme.

Ai veçoi ndryshimet e klimës si një “sfidë ekzistenciale”.

“Çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë është në nivele rekord dhe në rritje. Angazhimi për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius pothuajse po dështon. Pa veprime të mëtejshme, ne po shkojmë drejt një rritjeje prej 2.8 gradësh dhe pasojat do të ishin shkatërruese”, tha ai.

Lexo edhe :  Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Zoti Guterres, iu referua një studimi të fundit që nxorri në pah se shkencëtarët e kompanisë Exxon Mobil bënë parashikime jashtëzakonisht të sakta në lidhje me efektet e ndryshimeve klimatike që në vitet 1970, edhe pse kompania publikisht vazhdoi të shprehte dyshime për rrezikun e ngrohjes globale.

“Ne mësuam javën e kaluar se disa prodhues të lëndëve djegëse fosile ishin plotësisht të vetëdijshëm në vitet ’70 se produkti i tyre kryesor po e zhuriste planetin tonë,” tha ai në fjalimin e tij.

Ai shtoi se disa përfaqësues të industrisë së naftës, përhapën “një gënjeshtër të madhe.”

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje ndikimin e takimit katër-ditor, ku politikanët, drejtuesit e korporatave dhe elita të tjera, diskutojnë për problemet e botës — dhe bëjnë marrëveshje pas dyerve të mbyllura— por ku rezultatet konkrete janë më të vështira për t’u matur.

Ambientalistët, për shembull, e konsiderojnë hipokrizi faktin që shumë pjesëtarë të Forumit i japin përparësi betejës kundër ndryshimeve të klimës, ndërkohë që përdorin avionë privatë që çlirojnë sasi të mëdha karboni.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV