Krifca: INSTAT konfirmon shifrën rekord, 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT), konfirmoi shifrën rekord prej 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore, që u raportua pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me këtë fakt, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “për këdo që vuri në pikëpyetje rezultatet e bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit, shifrat e publikuara dje nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme, flasin fort dhe qartë”.

“Sipas INSTAT, për vitin 2022, fermerët, prodhuesit dhe i gjithë zinxhiri ekselent prodhues, përpunues dhe eksportues bujqësor i vendit tonë, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila llogarit edhe kode të tjera të bujqësisë referuar metodologjisë së Organizatës Botërore të Tregtisë, e llogarit totalin e eksporteve bujqësore edhe më lart, në mbi 55 miliardë lekë për vitin 2022.
Krifca bëri të ditur se, në sasi Shqipëria ka eksportuar 389,805 ton, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë, teksa vuri në dukje faktin se, “këto të dhëna na sjellin më afër me objektivin dhe projeksionet për dyfishimin e eksporteve bujqësore deri në vitin 2030”.
“Ne punojmë bashkarisht çdo ditë duke mbështetur këtë zhvillim përmes politikave tona si për rritjen e cilësisë, gjurmueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së tyre, por edhe për zgjerimin e eksporteve drejt tregjeve të reja ndërkombëtare. Falenderime dhe mirënjohje e thellë për punën e palodhur të të gjithë zinxhirit prodhues, tregtues, eksportues i cili na bën krenarë”, deklaroi ministrja Krifca./ata.gov.al

Lexo edhe :  Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash

Të fundit

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Unaza e Madhe Tirana, Shqipëria dhe rajoni/Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit

Nga Fatos Çoçoli Unaza e Madhe e Tiranës përfundoi dhe u inagurua më 30 dhjetor 2024.  Ajo ka një gjatësi prej 28,8 kilometrash dhe është...

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

Fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët. Në dhjetor, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime...

Lajme të tjera

Web TV