COVID 19 në vend/ 20 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. MSH bën me dije se nga 429 teste të kryera, 20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Janar 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 429

Testime totale 2,026,342
Raste pozitive 333,119
Raste të shëruara 329,307
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 20
Vlorë 15
Berat. 7
Durrës. 7
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 3
Elbasan. 1

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV