ARRSH: Akset rrugore në veri paraqesin vështirësi në qarkullim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona veriore ka pasur më shumë probleme në rrugë për shkak të motit të keq. Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një intervistë për ABC News thekson se tashmë situata po shkon drejt stabilizimit dhe ndërhyrja është bërë në kohë duke mos bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas kreut të ARRSH në lartësitë mbi 800 metra ka prezencë bore, ndërkohë që qarkullimi është problematik në Qafë Thore për shkak të rënies së orteqeve.

Në Shkodër ku u regjistruan reshje intensive shiu që prej disa ditësh ,ka prezence uji duke vështirësuar qarkullimin.

Në qarkun e Gjirokastrës rrugët kanë qenë të hapura ndërsa ka pasur vetëm disa problematika si pasojë e rënies së gurëve.

Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat me prezencë bore dhe ngrice.

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV