Zyrtare/ Metz transferon Xhuliano Skukën nga Partizani për një shifër rekord në Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani ka përfunduar një nga operacionet më të rëndësishme të viteve të fundit, sa i takon merkatos në dalje. Klubi ia ka dalë të shesë te Metz (Francë) me sukses sulmuesin Xhuliano Skuka, me këtë të fundit që ka firmosur një kontratë e cila pritet të zgjasë 3 vite e gjysmë. Kryeqytetasit do fitojnë jo pak por 1.4 milionë euro. Në edicionin e parë, futbollisti do ketë një pagë prej 330 mijë euro, ndërsa të fundit diku te 420 mijë euro.

“Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin transalpin duke fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës.
Transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon. Xhuliano Skuka bëhet i pari lojtar shqiptar që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë…
Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshme.
Pëgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe dhe duke arritur njëkohësisht të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar.
Klubi dëshiron të falënderojë Xhuliano Skukën për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Të fundit

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Lajme të tjera

Web TV