Përmbytje në Greqi/ Vala e re e motit të keq pritet të godasë vendin të mërkurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet lokale në zonën e Pellës pranë Edhesës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për bashkinë e Almopisë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut orët e fundit në Greqinë veriore.

Gjatë gjithë natës e deri në orët e mesditës banorët bashkë me Shërbimin e Zjarrfikësve janë përpjekur të ndalojnë vërshimin e ujërave në shtëpi apo dyqanet e qytetit.

Gjithashtu lumi Kalamas ka dalë nga shtrati në Thesproti dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në agrume.

Disa qendra banimi të prefekturës së Larisës si dhe të tjera në bregdetin e Katerinës janë përmbytur , pas reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive në zonë.

Shërbimi sinoptik kombëtar i Greqisë ka paralajmëruar pasditen e së martës për një valë moti me fenomene të tejskajshme nga e mërkura në mbrëmje deri ditën e premte. Sipas njoftimit përkatës fenomenet do të shoqërohen me reshje shiu e stuhi, reshje bore, erëra të fuqishme dhe rënie të temperaturës.

Fillimisht do të preken ishujt e detit Jon më pas gadishulli i Peloponezit, zonat e Epirit dhe Greqia kontinentale. Reshjet e borës do të përfshijnë të gjitha zonat kodrinore e malore të Greqisë së Veriut madje edhe zonën e Thesalisë në lartësitë mbi 400 m.

Ministria e Krizave Klimatike dhe Shërbimi i Mbrojtjes Civile paralajmërojnë gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre me automjete, të informohen vazhdimisht për ecurinë e fenomeneve dhe në rast nevoje të lajmërojnë policinë, ose Shërbimin Zjarrfikës.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV