Damian Gjiknuri: Sot kallëzojmë në SPAK, Berishën, Bashën e Prendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri, PS njoftoi sot se do të dorëzojë padinë në SPAK për të hetuar vrasjet e 21 janarit në Bulevard.

Në një konferencë për mediat nga selia e PS, Gjiknuri tha se provat e reja kanë dalë në shesh dhe organet e drejtësisë nuk mund të flenë më mbi këtë dosje.

“PS do të depozitoj sot një kallëzim në SPAK për shtetasit, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes së 21 janarit 2011. Dialogjet e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me gjakftohtësi kriminale.

SPAK të zbulojë kush e fshiu serverin. Qeveria nuk është trup gjykuese, as kryeministri nuk është prokuror. Në kushtet kur drejtësia ka zgjedhur të tallet me drejtësinë. Provat janë të mjaftueshme, organet e drejtësisë nuk mund të flenë më mbi këtë dojse. I bëjmë thirrje prokurorisë të marrë në konsideratë provat e reja.

Materiali është bërë publik, bazuar në faktet e reja që jep ky material, ne kuptojmë zinxhirin e vendimmarrjes. Del një fakt i ri, urdhri nga lart. Kush e dha urdhrin ka vetëm dy eprorë. Ish miinstri I Brendshëm dhe ish kryeministri. Është koha që e vërteta të dalë tashmë. “ u shpreh Gjiknuri.

Pyetjes së një prej gazetarëve të pranishëm se pse nuk kërkoni që të hetohen edhe organizatorët e protetës, Gjiknuri u përgjigj se ata janë hetuar dhe nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

“Hetimi është bërë. Protesta ishte qytetare e thirrur nga PS dhe nuk gjeti asgjë të paligjshme prokuroria në atë. Drejtësia është e hapur të bëjë çfarë të dojë edhe sot. Ajo që duhet të dhembë është vrasja e qytetarëve të pafajshme. Kjo meriton hetim, ky është legjitimiteti i një shteti demokratik, ” tha Damian Gjiknuri.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV