Shtypi rus dhe turk: Tani për tani nuk ka luftë mes Rusisë dhe Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetat ruse dhe ato turke vlerësojnë rezultatet e takimit mes Erdoganit dhe Putinit në Moskë. Megjithatë tërhiqet vëmendja, se kriza në Idlib është zbutur, por nuk është zgjidhur ende.

Takimi mes dy presidentëve Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan si dhe armëpushimi i negociuar për provincën e luftimeve në veri të Sirisë, Idlib, është në fokus të gazetave ruse dhe turke.

Revista ruse e afërt me qeverinë “Russia in Global Affairs” në një analizë në Facebook shkruan: “Më e rëndësishmja u konfirmua: Bashkëpunimi i Rusisë dhe Turqisë është pa alternativë. As njëra dhe as tjetra palë nuk mund ta përballojë një konflikt serioz (…). Fakt është, se as Rusia dhe as Turqia, pavarësisht interesave të ndryshme dhe mungesës së simpative, mund nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre pa mirëkuptim. Formati i Astanasë është unikal, aq sa do të ishte jo e mençur që ai të sakrifikohej.  (…). Përshkallëzimi në Idlib ishte një provë seriozë  e përplasjes për të verifikuar aftësinë e Moskës dhe të Ankarasë se deri në ç’pikë mund t’i bëhej ballë tensionimit. Rezultatet e bisedimeve të lenë të kuptosh, që kjo provë kaloi relativisht me sukses. Ka një shans që përshkallëzimet e ardhëshme të zgjidhen gjithashtu në modusin e punës. Që modusi i punës në këtë kontekst  nënkupton “kërcënim për luftë” duke parashikuar edhe viktima, poër fat të keq kjo duhet Dnisur nga rrethanat aktuale.”

Për javë të tëra gjëmonin luftimet në rajonin e fundit të rebelimit, Idlib

Gazeta ekonomike moskovite “Kommersant” në reportazhin e saj i referohet faktit që presidenti rus Putin (që zakonisht preferon t’i lerë mysafirët të presin shën. red.) kësaj here mbërriti i përpiktë në takim: “Asnëj sekondë nuk iu desh të presë Rexhep Taip Erdoganit. Vladimir Putin erdhi më herët në Kremlin.” Faktin, që bisedimet sy ndër sy zgjatën tri orë, “Komersant” e interpreton si gatishmëri, për të arritur në një ujdi. Rezultati i bisedimeve vlerësohet nga repoerti i kësaj gazete: “Nga ky takim nuk mund të pritej shumë, por dokumenti i nënshkruar ishte diçka evidente më e madhe. Më e rëndësishmja është, që tani për tani nuk do të ketë luftë mes Rusisë dhe Turqisë.”

Lexo edhe :  Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti citon Andrej Baklanov, nënkryetarin e Shoqatës së Diplomatëve rusë. Eshtë ende e “paqartë se si dotë ecet më tej”, thotë eksperti. “Eshtë e paqartë, se çfarë përgjigje do të pasojë ndaj provokimeve të papritura. Edhe të tjera çështje janë të hapura. Gjendja e krizës e ka ndalur “rrëshqitjen” drejt një konfrontimi luftarak, por një zgjidhje e krizës nuk është arritur”, thotë” Baklanov.

Shtypi turk: “Marrëveshje pas samitit të krizës”

Në Turqi shtypi reagon po ashtu në përgjithë pozitiv. Gazeta e afërt me qeverinë  “Türkiye” shkruan gjerësisht për vendimin në Moskë: “Erdogan dhe Putin në samitin e krizës, që e gjithë bota e priste me interes të madh, u larguanme një marrëveshje nga tyreza e bisedimeve”.

“Bisedimet ishin rrjedhojë e sulmit të pabesë të regjimit të Assadit. Pas takimit mes presidentit Erdogan dhe presidentit Vladimir Putin nis tani me marrëveshjen e armëpushimit një epokë e re”, shkruan gazeta e afërt me qeverinë “Yeni Safak”.

Gazeta kritike ndaj qeverisë “Birgün” vendimn e Moskës e sheh me sy kritik: “Një armëpushim është një zgjidhje e brishtë”. Marrëveshja nuk sjell zgjidhje përfundimtare në rajon, shkruan “Birgün”. “Nga takimi doli një marrëveshje e brishtë dhe pa afat armëpushimi”, thekson gazeta.

Ngjashëm me tone kritike shkruan edhe gazeta opozitare “Cumhuriyet”, që boton një analizë të gjeneralit në pension Naim Babyroglu. “Eshtë e rëndësishme, që luftimet mes Turqisë dhe Rusisë tani për tani u shmangën”. Por konflikti mes qeverinë siriane vetëm sa është shtyrë ëpr një kohë të shkurtër. “Sepse nëse ndonjë palë do të sulmohet, vlen gjithmonë e drejta e vetëmbrojtjes. Në rajonin përreth Idlib gëlojnë provokatorët”. Meqënëse në Idlib ka grupe të ndryshme terroi që mund të provokojnë, është e mugnur, që në të ardhmen mes Turqisë dhe Rusisë të krijohet konflikt. “Edhe nëse nuk do të ketë konflikte të nxehta, mund të ndodhin shkatërrime tankesh e goditje avionësh.”

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV