“Kam ngrirë vezët”/ Balerina shqiptare i del në krah gjinekologut që trazoi rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë më parë bëri bujë deklarata e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi “plaka” gratë që lindin fëmijë në moshën 30 vjeçare. Teksa shumica e grave reaguan kundër dhe ashpër, balerina Isida Mollaymeri i doli në krah teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”.

Isida tha se doktori i referohet orës biologjike dhe se ajo vetë i ka ngrirë vezët e saj për të ruajtur performancën e tyre. Balerina shtoi se në profesionin e saj ajo konsiderohet “plakë” sepse është 35 vjeç.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.

Profesioni im, ashtu si i  futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV