“Drama Queen”, bën dhe si piroman dhe si zjarrfikës/ Vjosa Osmani “degjeneron” Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për të përditshmen italiane “Corriere della Sera” theksoi se Serbia po cënon sigurinë e rajonit duke mbështetur grupin mercenar ëagner. Osmani theksoi se Beogradi po luan duke ndjekur skemën imperialiste të Putinit duke menduar se mund të pushtojë territore të vendeve fqinje. Kryetarja e shtetit nënvizoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është përgjegjësi kryesor për krizat e shpeshta në Veri të vendit, pasi atje financon dhe armatosë mafian ballkanike, me pjesëtare të shumtë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

“Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor për ta shpërqendruar nga Ukraina. Për këtë, Serbia kërcënon sigurinë duke përdorur forca që bashkëpunojnë me grupin ëagner, blerë armë ruse, dërguar paramilitarë në Veri të Kosovës dhe vendosur barrikada për të krijuar tensione”, tha Osmani.

Ajo konfirmoi se Kosova po punon ngushtë me aleatët perëndimorë, në mënyrë që paramilitarët e lidhur me ëagner të dështojnë në planet e tyre destabilizuese. Presidentja i rikthehet sërish homologut serb, duke thënë se Vuçiç po luan rolin e një “Drama Queen”, i cili bën dhe si piroman ashtu edhe zjarrfikës. Ndër të tjera, Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, kundërshtoi krahasimin e Putinit për atë që po bën në Ukrainë me ndërhyrjen e NATO-s kundër luftës mizore të Millosheviçit në Kosovë, si dhe konfirmon se të drejtat e minoritetit serb janë të garantuar me kushtetutë, madje më mirë se çdo shtet tjetër në Europë.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV