“Ju riktheva alkoolit dhe substancave”/ Amos rrëfen momentin më të vështirë në jetë: Ka..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amos Zaharia ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij gjatë sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh, “Loja e memories”. Pasi tregoi se si ka emigruar në disa vende së bashku me nënën dhe motrën, e më pas rikthimin në Shqipëri, banorët e kanë pyetur për detaje të tjera.

Bjordi e pyeti për dashurinë e parë dhe Amos u shpreh: “Ka qenë për një vajzë që erdhi komshie mu përballë shtëpisë sime. Ajo ishte pak më e madhe se unë në moshë. Mund të ketë qenë eksperienca ime e parë”.

Ndërsa duke folur për vuajtjen e parë të dashurisë, Amos u shpreh:

“23-24 vjeç kam vuajtur shumë, sepse kam qenë vërtetë marrëzisht i dashuruar por në kuptimin më të keq të fjalës. Dashuroja duke qenë i paplotë dhe ajo ishte gjëja që më plotësonte. E kur u shkëput nga jeta ime, unë kam kaluar një 6-vjeçar shumë tronditës për mua sepse nuk arrita dot ta përballoja mirë, ju ktheva alkoolit, ju ktheva substancave e gjërave të tilla. Megjithatë arrita ta kaloja dhe më mësoi shumë se si realisht njeriu duhet të dashurojë”, tha ai.

Amos tha se nuk është dashuruar më në atë mënyrë dhe nuk do donte kurrë të ndodhte më ashtu. Sipas tij, gjatë zhvillimit ka kuptuar se duhet të plotësojë veten e tij dhe të jetën mirë me veten e tij.

Të fundit

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Durrësi po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV