Sa kohë duhet për të humbur peshë? Ekspertët e kanë një përgjigje për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjëja e parë që duhet të bëni kur doni të humbni peshë, është të keni pritshmëri realiste. Për këtë, mund t’ju duhet të kuptoni se çfarë është një shkallë e shëndetshme e humbjes së peshës.

Humbja e peshës ndodh kur konsumoni vazhdimisht më pak kalori sesa digjni çdo ditë. Ju duhet të krijoni një bilanc negativ kalorish për të humbur peshë. Shkalla e këtij deficiti kalorish ndikon në shpejtësinë e humbjes së peshës. Për shembull, konsumimi i 500 kalorive më pak në ditë për 8 javë ka të ngjarë të rezultojë në humbje më të madhe në peshë sesa të hani 200 kalori më pak në ditë, shkruan Healthline.

Megjithatë, sigurohuni që të mos e bëni shumë të madh deficitin tuaj të kalorive, pasi mund të rrezikoni për mangësi të lëndëve ushqyese dhe probleme të tjera të shëndetit.

Për më tepër, do të humbni peshë edhe në formën e masës muskulore dhe jo në formën e masës yndyrore.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në humbjen e peshës

Raporti yndyrë-muskuj ndikon shumë në aftësinë tuaj për të humbur peshë.

Gratë kanë zakonisht një raport më të madh yndyrë-muskuj dhe në përgjithësi, djegin 5-10% më pak kalori se burrat në gjendje “pushimi”. Kështu, burrat priret të humbin peshë më shpejt sesa gratë që ndjekin një dietë të barabartë në kalori.

Një nga shumë ndryshimet trupore që ndodhin me plakjen janë ndryshimet në përbërjen e trupit – masa e yndyrës rritet dhe masa e muskujve zvogëlohet. Prandaj edhe humbja e peshës vështirësohet me kalimin e moshës. Gjumi ka tendencë të jetë një komponent i anashkaluar por vendimtar i humbjes së peshës. Humbja kronike e gjumit mund të pengojë ndjeshëm humbjen e peshës dhe shpejtësinë me të cilën humbisni kilogramë.

Lexo edhe :  Çfarë janë "biberonët digjitalë" dhe pse është më mirë të mos i përdorni

Është treguar se vetëm një natë privimi i gjumit rrit dëshirën tuaj për ushqime me kalori të lartë dhe të varfra në lëndë ushqyese, të tilla si biskota, ëmbëlsira, pije me sheqer dhe patatina. Disa faktorë të tjerë mund të ndikojnë në shkallën tuaj të humbjes së peshës, përfshijnë: ilaçe si ato kundër depresionit apo antipsikotikë të tjerë; gjendje shëndetësore si tiroidet etj., mënyra si ushqeheni dhe sigurisht, gjenetika.

Synimi për të humbur 0,45–1,36 kg në javë është mënyra më e sigurt dhe e qëndrueshme për të arritur qëllimet tuaja.

Të fundit

“Diaspora, potencial votash”/ PS, një makineri që ka ndezur motorët prej kohësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se diaspora ka potencial votash dhe sipas sondazheve, mazhoranca ka rezultate të...

Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Nominimin e...

17 Janari, katolikët dhe ortodoksët festojnë Shën Antonin,shenjtin e mbrojtës së kafshëve

Për besimtarët e krishterë katolikë dhe ortodoksët, 17 janari është dita e Shën Antonit Abat, shenjt patron dhe mbrojtës i kafshëve. Në katedralen e...

Video prekëse, qeni e çon të voglin e saj që po ngordhte tek veterineri

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e...

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Në datën 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 520, datë 30.12.2023 dhe...

Lajme të tjera

Web TV