Vrau gruan dhe të vëllanë, del para gjykatës 80 vjeçari Xhevit Sinani

80 vjeçari që vrau gruan e tij dhe të vëllanë me sëpatë në Gramsh më 27 janar ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

Fillimisht 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij 84-vjeçare Zeqinen në ambjentet e banesës duke e goditur me sëpatë.

Xhevit Sinani më tej ka sulmuar dhe vrarë edhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, 73 vjeç, në banesën e këtij të fundit rreth 1 km nga shtëpia e autorit.

Pas krimit makabër 80-vjeçari shkoi në banesën e një krushku nga ku marrë në telefon të birin duke i treguar se kishte masakruar nënën dhe xhaxhanë.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi 80-vjeçari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zeqinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, ka thene i moshuari para hetuesve në dëshminë e tij të parë.

Bashkëshortët Xhevit dhe Zeqine Sinani kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa.