“Sulmi final” për Enzo Fernandezin, Chelsea gati të thyejë rekordin e transferimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea i ka thënë Benficas se do të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh të Enzo Fernandez në këste, pasi ata kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar janarit.

Klubi londinez, i cili konfirmoi nënshkrimin prej 30 milionë euro të Malo Gustos nga Lyoni të dielën, kishte një ofertë prej rreth 85 milionë eurosh plus bonuse të refuzuara për Fernandez në fillim të muajit.

Prandaj, gjigantët e Premier League do të udhëtojnë në Portugali të hënën (sot) për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh me Benfican dhe për të bërë të ditur se do ta paguajnë kluazolën e 22-vjeçarit. Sipas “Futebol”, Chelsea po dërgon një grup përfaqësuesish në Lisbonë për të mbyllur një marrëveshje me Benfican përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Chelsea thuhet se do të ofrojë të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro të mesfushorit me këste pasi ata janë nën presion për të finalizuar një marrëveshje brenda 48 orëve të ardhshme.

Vendimi vjen pasi Benfica refuzoi ofertën e mëparshme të Chelseat prej rreth 85 milionë euro plus bonuse në fillim të muajit.

Benfica kërkon që klauzola e plotë e lirimit të paguhet e tëra, në vend të propozimit të Chelseat ku ata do të paguanin 40 milionë euro për tri vite.

Megjithatë, Chelsea shpreson se do të jetë në gjendje të pajtohet me skuadrën portugeze kur të takohen në Lisbonë.

Fakti që Fernandez ka qenë shumë publik në përpjekjet e tij për t’u larguar nga klubi mund të ndihmojë Chelsean gjatë negociatave.

Të fundit

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

Lajme të tjera

Web TV