“Në Shqipëri ka mbi 1 milion kamera”, Karamuço: Hakerat janë ende duke na sulmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Karamuço, ka folur mbi operacionin “Fijet e Krimit” si edhe situatën me hakerat iranianë.

Në lidhje me operacionin “fijet e krimit” dhe mundësisë që t’i shkohet deri në bërthamë, Karamuço tha se me këtë çështje po merret edhe Policia Shqiptare për mbrojtjen dhe sulmet kibernetike.

Këtu është futur në lojë drejtoria e Policisë Shqiptare për krimet kibernetike. Ajo mund të zbulojë se çfarë kanë memorizuar kamerat e vendosura nga grupe kriminale.

Të shikojmë sa memorie kana dhe kush i ka përdorur dhe më pas të zbardhet e gjitha veprimtaria kriminale,” tha Karamuço.

Duke ditur se shumë kamera biznesesh apo edhe banesash të vendosura nga individë të cilët tanimë po hiqen kanë ndihmuar në disa zbardhje ngjarjes kriminale dhe mundësis tanimë që disa ngjarje mund të mbeten të pa zbuluara Karamuço u shpreh se në Shqipëri janë mbi 1 milion kamera.

Kështu sipas tij këto kamera të cilat janë të ligjshme duhet të vrojtohen edhe nga policia e shtetit pikërisht për këto raste.

“Një numër i përgjithshëm në Shqipëri, biznese dhe individ shkon mbi 1 milion kamera.

Ne po kapim dhjetëra kamera që dyshohet se kanë lidhje me grupe kriminale. Në të ardhmen  1 milion kamera që janë të ligjshme mund të përdoren, por ndërkohë të jepet mundësia që kamerat e bizneseve  të vrojtohen nga policia.

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave personale është një tjetër institucion që duhet të merret,” tha më pas eksperti.

Gjatë këtij operacioni shumë pronarë biznesesh dhe banesash janë shprehur se ata i kanë vendosur kamerat për t’u ruajtur nga grabitjet. Për këtë Karamuço shprehet se çdo qytetar ka të drejtë të vendosë kamera në ambiente publike, por jo në mënyrë abuzive, sipas ekspertit ata duhet të kontaktojnë firma të certifikuara dhe t’i rivendosin.

Lexo edhe :  Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Çdo qytetar ka të drejtë të vendosë kamera. Po flasim për kamera të vendosura që kapin ambiente publike.

Ata mund të hiqen dhe t’i rivendosin duke marrë leje nga policia.

Bizneset duhet të kontaktojmë me firma të certifikuara, që vendosja e kamerave të bëhet në kushte të ligjshme. Është bërë në mënyrë abuzive”, sqaroi Karamuço.

Në fund nuk mungoi edhe një koment për situatën që po kalon vendi  jonë për shkak të sulmeve kibernetike të bërë nga hakera iranianë dhe fakti që këto të fundit duket sikur po qëndrojnë në qetësi.

“Sa herë themi që hakerat kanë mbaruar, ata nxjerrin gjithmonë nga një gjë, që është shumë problematike.

Së fundmi, kanë nxjerrë një folder nga sistemi i taksave ku nxjerrin të dhëna personale.

Kjo është shumë e rëndë dhe duhen marrë masa. Sipas asaj që duket ato janë ende duke sulmuar sistemet tona,” përfundoi ai

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV