U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Malësinë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime të sigurta nga Shtabi i Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Shkoder, bëjnë të ditur se forcat e policisë në operacionin për shpetimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë kembësore në nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vëndin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të rinjtë.

Ata janë mirë nga gjëndja shëndetësore, me perjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik.

Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razem ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shkokët e tij dhe policia. Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rreshqitur me ski, por tempëratura e ulët, në kushtet kur debora atje është mbi 1 meter trashësi, e vuri në rrezik jeten e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Në këto kushte nisi në oret e pasdrekës operacioni shpetimit nga forcat e nderhyrjes së shpejtë Shkoder, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV