Merrnin rryshfet për tu bërë skanerin qytetarëve, prokuroria kërkon burg për 2 mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar arrest me burg për mjekun Nazmi Metaliu dhe imazheristit Astrit Mansaku, të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Seanca për caktimin e masës së sigursië ndaj tyre pritet të nisë rreth orës 11:00 , ku gjykata do njihet me aktet e dosjes, dhe do vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë, apo do caktoj masë më te butë sigurie ndaj imazheristit dhe mjekut të QSUT-së.

Në dosjen hetimore thuhet se gjithçka nisi kur një pacient që do bënte skaner i kanë shtyrë datën dhe kanë futur një tjetër në vend të tij. Ky pacienti ka bërë kallëzim, më pas kanë futur një të infiltruar dhe kanë dokumentuar shkeljet që kryheshin në QSUT.

Nga përgjimet ka rezultuar se mjekët kishin ngritur një skemë korruptive me një shërbim publik. Ata fusnin njerëz jashtë radhe dhe merrnin deri në 120 mijë lekë të vjetra për çdo pacient që trajtohej në mënyrë preferenciale.

Hetimet kanë nisur disa muaj më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste të shkeljes së ligjit nga dy punonjësit e QSUT.

Të fundit

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

Lajme të tjera

Web TV