-79°C, e sërish pritet ulje! Verilindja e SHBA-ve nën temperatura të ulëta kërcënuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa verilindore e SHBA-ve është përfshirë këtë fundjavë nga temperatura në nivele të ulëta e të rrezikshme. Në pikën më të lartë, në shtetin e Nju Hempshër, në Malin Uashington, temperaturat ranë deri në -79 gradë Celsius.

Pjesa dërrmuese e shtetit të Nju Jorkut si dhe shtetet Masaçusets, Konektikat, Rod Ajlwnd, Nju Hempshër, Vermont dhe Mein, një rajon me rreth 16 milionë banorë, u përfshinë nga vala e të ftohtit të madh.

Autoritetet mbyllën të premten shkollat në Boston dhe Ustër, në Masaçusets, për shkak të shqetësimeve rreth rrezikut të hipotermisë dhe ngricave. Temperaturat e regjistruara në këto qytete të premten llogariteshin në -13 gradë celcius, e shtuna pritet të shënojë një ulje të re rekord.

Kryebashkiakja e Bostonit Michelle Wu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri të dielën dhe hapi qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650,000 banorët e qytetit. Po kështu në Kabetogama të Minesotës, u regjistrua një temperaturë prej -39,5 gradë Celsius./VOA

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV