Nga Artan Lame/ PËR KË…?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Artan Lame
Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha
uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga
s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej
mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake,
apo xhaketa ushtarake me hije civile.
Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që
nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.
Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej
viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici
Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të
shkuara. Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin
e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.
E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen
dhe ata që aq duan, fillojnë:
“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. –
Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Cfar e ka Putinin sa shume i
ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi.
-Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. –
Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. –
Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt.
-Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky
gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.
S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.
Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do
bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.
Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të
përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të
qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti
këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata
që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i
këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë,
për një të vetëm fare çqipëtar?!”
Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të
shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte
mëhalla me gurë.
S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si
njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit,
mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.
Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë
përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar
arsyes së Faik beut. Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen,
Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta.
Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe
t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.
AL

Të fundit

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit

Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për dhjetorin...

Ushtarët qëllojnë për vdekje të paktën shtatë minatorë në Ganë

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një përleshje me ushtarë në detyrë në një minierë në rajonin qendror Ashanti të Ganës, sipas ushtrisë. Forcat...

Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk pati dakordësi për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2025. Kalendari...

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve...

Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet. Recesioni vazhdon, po pse?

Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton...

Lajme të tjera

Web TV