Ofendimet rraciste ndaj Vinicius, La Liga vendos të marrë masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LaLiga ka lëshuar një deklaratë në të cilën siguron se do të hetojë fyerjet raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Mallorcas dhe do të përpiqet të gjejë përgjegjësit.

“Duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Mallorca-Real Madrid, ku u panë edhe një herë ofendime të patolerueshme raciste ndaj lojtarit të Realit të Madrid, Vinicius Jr, LaLiga po vë në dispozicion të gjitha mjetet teknike dhe po punon me klubin vendas për identifikimin e përgjegjësve, me qëllim marrjen e masave të duhura ligjore”, nis njoftimi.

“Përveç kësaj, për të përshpejtuar këtë identifikim, LaLiga ka aktivizuar email-in StopRacismo@laliga.esnë mënyrë që tifozët që mund të kenë imazhe ose ndonjë tregues të identitetit të atyre që janë përgjegjës, të mund të kontaktojnë LaLiga-n dhe të lehtësojnë identifikimin e nevojshëm.

LaLiga dënon me vendosmëri atë që ndodhi dhe, si në rastet e mëparshme, do të paraqesë denoncimet e nevojshme dhe do të vijojë luftën, brenda kompetencave të saj, kundër çdo lloj akti, sjelljeje apo incidenti racist”.

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV