U filmua duke parë video +18 në Kuvend/ Jep dorëheqjen deputeti socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij si deputet.

Sipas mediave serbe, dorëheqja e tij vjen pasi në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video në të cilën është thënë se ai ka shikuar “filma për të rritur” gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, në të cilën flitej për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, tha më herët gjatë ditës së sotme se pret që Steviq, të japë dorëheqjen.

Siç kanë raportuar mediat serbe, në video, deputeti Steviq  nga partia e Ivica Daçiqit shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte pamje pornografike.

Videoja që është bërë virale është shfaqur në Tëitter, por nuk është thënë koha kur është realizuar.

Megjithatë, disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Siç thuhet në biografinë në ueb-faqen e Parlamentit të Hapur, Zvonimir Steviq ka qenë deputet deri më tani gjashtë herë.

Ai thuhet se ka lindur në Prishtinë dhe ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe anëtar i “Komisionit për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë.

 

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV