263 ditë jashtë fushave prej dëmtimit në gju, Ibra rikthehet në stërvitje tek Milani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh me kuqezinjtë që nuk e kanë gjetur rrugën e fitores në shtatë ndeshjet e fundit. Bilanci rëndohet edhe më tepër kur bëhet fjalë se në këto sfida, kuqezinjtë janë eliminuar nga Kupa e Italisë, kanë humbur finalen e Superkupës ndaj Inter dhe po ashtu dolën me kokën poshtë nga derbi i fundit përballë “rivalëve” zikaltër.

Trajneri Stefano Pioli është në vështirësi dhe duket se në gjithë këtë errësirë, tekniku 57-vjeçar shpreson të buzëqeshë falë rikthimit të Zlatan Ibrahimovic. Sipas asaj që raporton Corriere Della Sera, suedezi duket se është gati për të marrë minutat e parë në këtë sezon dhe në sfidën me Torinon pritet të jetë në stol, për t’u aktivizuar më pas 10 deri në 15 minuta.

Një lajm tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë pasi prezenca e Ibrës “lëkund” të gjithë ambientin dhe në këtë moment duket si një ilaç për skuadrën që ka humbur busullën dhe rrezikon ta hedhë në koshin e plehrave të gjithë sezonin.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV