BE shpall konferencën e donatorëve për të mbledhur fonde emergjente për Turqinë e Sirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për Turqinë dhe Sirinë, pasi dy vendet  përballen me pasojat e tërmeteve katastrofike.

CNN raporton se konferenca u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një telefonate me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

Von der Leyen njoftoi se ajo do të mbahet në mars, në Bruksel,ndërsa theksoi se tashmë prioritet është të shpëtohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Deri më tani, BE ka dërguar 31 ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende në zonat e prekura në Turqi dhe Siri.

Kujtojmë se Siria i bëri thirrje BE-së të aktivizojë mekanizmin e saj të Mbrojtjes Civile, ndërsa Turqia i kërkoi të aktivizojë mekanizmin mbështetës.

BE gjithashtu u zotua t’i sigurojë Turqisë 3 milionë euro (rreth 3.2 milionë dollarë) ndihmë dhe Sirisë 3.5 milionë euro (rreth 3.7 milionë dollarë) ndihmë emergjente.

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV