Hapen fondet për fermerët, nga nesër nisin aplikimet për subvencione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët mund të aplikojnë për fonde duke nisur nga kjo e martë. Qeveria ka miratuar buxhet 55 milionë dollarë, dhe do t’i ndajë sipas kritereve që ka caktuar.

Aplikimet e fermerëve për Skemën Kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë për 2024 do të nisin më 27 mars 2024.

Buxheti këtë vit është 55 milionë dollarë dhe do të shpërndahet për afro 90 mijë fermerë, nëse këta të fundit aplikojnë.

Skema parashikon mbështetjen për lopët në vlerën 10 000 lekë për kokë, për tufa mbi 10 krerë në fermë. 

Së dyti, bagëtitë e imta me mbështetje 1200 lekë për kokë, për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetja do të ndahet edhe për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku bletërritësi duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.

Po ashtu, perimet, luleshtrydhet dhe rrushi në tavolina do të paguhen 200 mijë lekë për hektarë, nëse ferma ka sipërfaqe të paktën 1 hektarë.

Nga kjo e martë, ministria e bujqësisë do të presë kërkesat edhe për rimbursimin e naftës, ku në vend të karburantit falas, fermerët do të marrin para në llogari bankare./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV