Qeveria ndan fonde për punësimin e qytetarëve në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njoftoi të hënën se e ka ndërmarrë një masë për t’i ndihmuar të punësohen qytetarët në katër komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky vendim u mor nga ministri i MFTP-së, Hekuran Murati, gjatë një takimi me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sipas Ministrisë.

Ministria tha se do ta subvencionojë 70% të pagës bruto për gjashtë muaj me radhë deri në maksimumin prej 350 eurove për qytetarët në veri, si shenjë përkrahjeje për punësimin e tyre.

Si kriter për ta përmbushur për të përfituar nga kjo masë, Ministria theksoi se punëkërkuesit duhet të jenë të regjistruar si të tillë në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse, të jenë mbi moshën 18 vjeçe, si dhe të jenë banorë në njërën nga katër komunat veriore.

Ajo shtoi se edhe punëdhënësit duhet të jenë me bazë në njërën nga katër komunat veriore, si dhe të jenë duke funksionuar “në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet përmes legjislacionit të Kosovës”.

“Kujtojmë se përkrahja përmes skemës ‘Qeveria për Familjet’ filloi duke subvencionuar pagën për anëtarët e familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar, ku deri më tani kanë përfituar mbi 2,600 familje, përfshirë këtu edhe qytetarët në katër komunat veriore”, tha ajo.

Por, qytetarët nga katër komunat veriore mund t’i bashkohen skemës pa marrë parasysh a kanë ndonjë anëtar të punësuar apo jo “duke garantuar kështu punësim gjithëpërfshirës dhe të dinjitetshëm për të gjithë”.

Ky vendim i Ministrisë së Financave vjen në ditën kur serbë të Kosovës protestuan në Mitrovicën e Veriut ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit për pagesa me para të gatshme.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 33 gradë dhe pluhur saharian, ja si pritet të jetë moti këtë fundjavë

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë./REL

Të fundit

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

NGA HASAN BELLO Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të...

Lajme të tjera

Web TV