Turqia i ‘gjunjëzohet’ fatkeqësisë/ Stadiume e palestra mbushen me trupat e viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

tadiumet dhe palestrat e shkollës tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përkohësisht trupat e pajetë të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë. Banorët kalojnë pranë qindra trupave të shtrirë në stadiume dhe parkingje, duke hequr me kujdes batanijet nga fytyrat e tyre ndërsa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre të vdekur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi rajonin.

PAMJE drithëruese/ Stadiumet e palestrat e shkollave në Turqi mbushen

kufomat në Turqi

Shumë nga të vrarët në tërmetin i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së hënës janë të vendosur në thasë të posaçëm, ose të mbuluar me batanije, derisa të afërmit ose miqtë ti gjejnë dhe ti marrin me vete. Trupat janë vendosur në tenda ose në trotuar jashtë spitalit me 1130 shtretër të ndërtuar në vitin 2016, i cili u dëmtua rëndë. Disa nga të vdekurit kanë etiketa me të dhënat e tyre personale, të tjerët jo. Ata që gjejnë njeriun e tyre  marrin një certifikatë vdekjeje dhe leje varrimi nga një prokurori i pranishëm në vendngjarje dhe më pas i transportojnë me automjetet e tyre.

Sipas shifrave të fundit, në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën 12.000 persona. Sipas këtyre shifrave, që po ndryshojnë nga ora në orë, 9.057 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe 2.662 në Siri.Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit në këtë zonë.

Të fundit

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Lajme të tjera

Web TV