Beteja për 16 bashkitë veriore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë kohës që vëmendja e publikut të gjerë ka qenë e përqendruar në debatin se kush do ta përfaqësojë zyrtarisht PD-AN në KQZ (si dhe në çështjet e ndryshme javore – inceneratorët, McGonigal etj. etj.), në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë, por nën radarin e mediave. Dhe ja përse.

Në territorin e 16 bashkive që shtrihen në veri të Lumit të Tiranës, gara në zgjedhjet e prillit 2021 ishte shumë e fortë mes PS+PSD dhe PD-AN (PD+PDIU+PR+PAA+PBDNJ+LZHK+PDK). Ndryshe ishte puna në 45 bashkitë që shtrihen në jug të Lumit të Tiranës, ku vetëm në Devoll partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën në prill 2021 më pak vota se sa PD-AN.

Ndër 16 bashkitë veriore, vetëm në gjashtë prej tyre PS+PSD morën më shumë vota se PD-AN, dhe vetëm në Mat e në Vaun e Dejës morën më shume se gjysmën e totalit të votave atje. Por nga ana tjetër, analiza e rezultateve të prillit 2021 në territorin e 16 bashkive veriore na tregon se votat për LSI-në dhe për partizat e vogla jashtë koalicioneve kanë qenë vendimtare për balancat elektorale në to – vetëm në pesë (Tropojë, Has, Kukës, Kurbin, Kamëz) PD-AN e kaloi kufirin 50% pa ndihmën e LSI-së etj.

Pikërisht për këtë arësye, në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë e heshtur për tërheqjen e politikanëve lokalë të ish-LSI-së dhe të partizave të vogla. Nga ajo betejë e heshtur, publiku ka parë vetëm majën e ajsbergut në Shkodër, ku Agron Çela (një nga 4 deputetët e LSI-së) u bashkua publikisht me PS-në. Në bashki të tjera veriore, ish-politikanë të rëndësishëm lokalë ose i janë bashkuar fushatës së PS-së, ose janë tërhequr mënjanë.

Lexo edhe :  Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Se sa ndikim do të ketë kjo zhvendosje e politikanëve lokalë të ish-LSI-së mbetet të shihet më 14 maj. Sidoqoftë, një sondazh kombëtar që zhvillova në janar me pothuaj 5700 të anketuar nga i gjithë vendi mund të na japë një ide.

Rreth 1200 të anketuar ishin banorë të rritur të 16 bashkive veriore – jo mjaftueshëm të anketuar për të llogaritur rezultate domethënëse statistikisht për secilën bashki. Sidoqoftë, në tërësi mund të llogariten rezultate përgjithësuese për gjithë zonën veriore.

Kështu, numri i të anketuarve veriorë që ishin të prirur të votonin për kryebashkiakë socialistë ishte pothuaj i barabartë me numrin e të anketuarve veriorë të prirur për të votuar kryebashkiakë opozitarë. Gjë që parashikon probleme më 14 maj për opozitën në bashkitë veriore (përveç Tropojës, Hasit dhe Kukësit, ku PD-AN siguroi mbi 60% të votave, pa ndihmën e LSI-së).

Beteja për 16 bashkitë verioreBeteja për 16 bashkitë veriore

Të fundit

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Lajme të tjera

Web TV