E bujshme/ Futbollisti i kombëtares çeke e pranon publikisht: “Jam homoseksual”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jakub Jankto, futbollisti në pronësi i Getafes, i cili është i huazuar te Sparta e Pragës, ka bërë publike këtë të hënë se është homoseksual. Me një video emocionuese mesfushori çek u ka komunikuar të gjithë ndjekësve: “Jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”.

Futbollisti sezonin e kaluar ka luajtur për Getafen, klub që ka të drejtat e tij sportive. Tashmë pjesë e skuadrës çeke, ka vendosur të pranojë publikisht homoseksualitetin e tij.

“Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam familjen, kam miqtë e mi, kam një punë që prej vitesh e bëj maksimalisht, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion.

Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri, pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, – tha Jakub Jankto në një video të postuar në rrjetet sociale.

Mesazhi i Janktos, i qartë dhe i drejtpërdrejtë, është nga një person i lirë, që dëshiron të bëjë një hap përpara në një botë të futbolli ku deri më tani shumë pak kanë thyer heshtjen për këtë çështje.

Edhe pse lojtari çek nuk është futbollisti i parë që e bën publik homoseksualitetin e tij, ai është i pari që ka luajtur në La Liga.

Pa dyshim që hapi përpara i Jakub Jankto është një gjest i guximshëm.

Të fundit

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Berisha nuk lë rast pa sulmuar kreun e SPAK: Është bërë mburojë e Edi Ramës

Si në çdo dalje të tij, Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Sipas Berishës, Dumani hesht...

Lajme të tjera

Web TV