Telefonata prekëse e 33-vjeçarit kur u shpëtua nga rrënojat: A është mirë nëna ime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të mbijetuar, përfshirë një djalë 14-vjeçar, u nxorrën nga rrënojat në Antakya, në jug të Turqisë , më shumë se 260 orë pas tërmetit që rrafshoi rajonin.

33-vjeçari Mustafa dhe Mehmeti 26-vjeçar u shpëtuan “261 orë” pas tërmetit.

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, dy burrat, Mehmeti dhe Mustafa, u bllokuan në rrënojat e së njëjtës ndërtesë, në qendër të Antakias, kur u gjetën nga ekipet e shpëtimit.

Ministri theksoi se ata janë dërguar menjëherë në spital.

“Vëllai ynë Mustafa e ka mbajtur mend numrin e telefonit të një të afërmi që ka mundur ta telefonojë”, ka thënë ministri, ndërsa ka transmetuar edhe një video të shkurtër.

 

Në të, burri dëgjohet duke pyetur: “A është mirë nëna ime?”, përpara se të buzeqeshë ndërsa i afërmi i përgjigjet duke qarë: “Të gjithë janë mirë!”. Numri zyrtar i të vdekurve deri më tani nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar mbi 44 mijë.

Shanset për të mbijetuar tani janë shumë të pakta, kryesisht në veri, rreth epiqendrës në zonat malore si Kahramanmaras, madje edhe në zonat e mbuluara me borë si Elbistan dhe Antiyaman, ku termometri ra gjatë natës deri në -15 gradë Celsius.

Të fundit

Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Këtë të të shtunë, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe...

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore/ Hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Përmes reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme, ku do të preken edhe të...

Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin...

“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror...

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është...

Lajme të tjera

Web TV