33-vjeçari ra në humnerë, fjalët prekëse të mikut: Si ike kështu, zor se do ketë dy si ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë ndërroi jetë në një aksident 33-vjeçari Denis Çali. I riu u shua tragjikisht në aksidentin e ndodhur pak para mesnatës së shkuar, në fshatin Fortuzaj të Tiranës. Ai udhëtonte me makinë së bashku me 26-vjeçarin Brusild Gjyla, kur në rrethana të paqarta përfunduan jashtë rruge duke rënë në humnerë.

Gjyla gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa Çali u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës. Një ngjarje tragjike që ka tronditur të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë.

Një mik i 33-vjeçarit shprehet se nuk mund ta besojë ende largimin e tij nga kjo jetë, në moshë kaq të re, ndërsa tregon se kishte biseduar me të mbrëmjen e shkuar.

“E mër vëllai si ike tamam pabesisht, s’ia merrte mendja kujt se një rob si ti do ikte në moshë kaq të re. Nuk mbaj mend të të kem pa një herë të mërzitur, në kaq kohë sa të njoha. Jo më gjatë se mbrëmë folëm e ishe duke qeshur, siç ke qenë përherë, po të paska pas dashur Zoti afër vetes. Akoma se besoj këtë gjë… Të qoftë dheu i lehtë, inshallah, e qofsh i Xhenetit! Ngushëllime familjes, zor se do ketë DY si ti o Denis Çali”, shkruan miku i tij në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit

Rama në Athinë më 12 maj/ Çupi: Shqiptarët kontribut për zhvillimin ekonomik të Greqisë

Kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku do të takohet me...

Këmbimi valutor, si qëndron leku sot në raport me monedhat e huaja

Dollari amerikan ka pësuar një ulje këtë të martë më 7 maj dhe ai blihet sot me 93.0 lekë e shitet me 94.0 lekë...

Protesta e opozitës para bashkisë/ Policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen

Sot në orën 10:00 opozita do të zhvillojë një protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka publikuar edhe një plan masash për të...

Nis sot “Eurovision 2024”, ja kur do të jetë nata që do përformojë Shqipëria

Vetëm pak orë  na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

“Askush të mos mungojë”/ Rama zhvillon sot mbledhje me ministrat dhe deputetët, detajet

Nën drejtimin e kryeministrit Rama do të mbahet të martën në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar socialist, ku i pranishëm do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV