Tërmeti Turqi-Siri/ Rritet bilanci i viktimave, mbi 46.000 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat e qytetarëve që humbën jetën nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri shtohen në çdo kohë. Bëhet fjalë për mbi 46 mijë të vdekur dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar thuajse plotësisht, ku po mbushen dy javë nga ngjarja e rëndë.

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e këtyre tërmeteve, mbi 46.000 njerëz, 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, kanë humbur jetën. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se numri i viktimave pritet të rritet, duke e bërë këtë fatkeqësinë më vdekjeprurëse të Turqisë gjate shekullit XXI. Gati 2 javë pasi vendi u godit nga tërmetet, përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit janë në orët e tyre të fundit. Mbi 345,000 apartamente në Turqi raportohet se janë shkatërruar. Familjet tashmë presin që trupat e njerëzve të tyre të dashur të nxirën nga tonelatat e rrënojave dhe betonit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë, dhe do të diskutojë se si Uashingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit. Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi, ndërsa 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët. Gjithashtu, Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë dhe Sirinë. Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm. Deri në marrëveshjen e 13 shkurtit midis OKB-së dhe Qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar. Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit. Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh. Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës.

Lexo edhe :  Gjermania shpall AFD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Kërkim-shpëtimi

Turqia ka përfunduar përpjekjet e shpëtimit në të gjitha provincat, përveç dy provincave, pothuajse dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë.Kërkimet do të vazhdojnë në Kahramanmaras dhe Hatay, tha shefi i agjencisë.Megjithatë, shpresat për të gjetur dikë tjetër të gjallë në rrënoja po shuhen shpejt.Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbërritur në Turqi dhe ka njoftuar 100 milion dollarë (83 milion £) ndihmë humanitare.Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 46,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.Numri i të vdekurve pritet të rritet, me rreth 345,000 apartamente në Turqi që dihet se janë shkatërruar dhe shumë njerëz ende të zhdukur. As Turqia dhe as Siria nuk kanë thënë se sa njerëz janë ende të pagjetur.

Kërkesa për ndihma humanitare

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë sirianë janë prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën këtë vend dy javë më parë.“Parashikohet se pjesa më e madhe e tyre do të kenë nevojë për ndihmë humanitare. Kombet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, thuhet në njoftimin e Najat Rochdi në Tëitter.Aktivistët, vullnetarët dhe ekipet tjera që po kontribuojnë në tejkalimin e krizës në zonat e prekura nga tërmetet në Siri dhe që janë nën kontrollin e rebelëve, ankohen që ndihma Kombeve të Bashkuara në ato zona ka munguar.Ndërkohë në zonat që kontrollohen nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, tashmë kanë arritur mbi 140 kamionë të Kombeve të Bashkuara që dërguan ndihma.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV