Taulant Balla: Berisha do të bllokojë Kuvendin për t’i bërë presion drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi nga opozita të heqë dorë nga aktet e saj me qëllim bllokimin e foltores së Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, Balla i dërgoi një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha duke i kujtuar se seancat do të bllokohen sa herë ai do t’i bëjë presion sistemin të drejtësisë.

“Rregullorja e saktëson qartë se kur një deputet zapton foltoren masa disiplinore tregohet qartë. Nuk është zbatuar që komisioni sekretariati mund të dyfishojë atë masë. Nuk është koha për të kaluar në dyfishim të masave me shpresën se do të ketë një dyfishim të deputetëve nga ana e Foltores së PD-së. Të shpresojmë se në seancën e datës 23 të kemi një seancë normale. Masa u morën për bllokuesit e punimeve. Seanca do të bllokohen deri kur Berisha do të vazhdojë që ti bëjë presion drejtësisë”, tha Balla.

Pavarësisht se nuk përmendi emra, Balla tha se një deputete e opozitës kishte futur flakadan në seancën plenare.

“Një deputete e opozitës solli në Kuvend një flakadan, veprimin do e kryente Spaho. Unë i thashë Spahos mos e shkrep flakadanin”- tha Balla.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV