Paralajmërimi i frikshëm/ Shkencëtari: Hataji e çliroi energjinë, radhën e ka Stambolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa tërmeteve shkatërrimtare në Turqi e Siri, ku mbi 45 mijë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja, një paralajmërim tjetër ka ardhur.

Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

Dy tërmete ranë dje në Hataj, dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Tre persona humbën jetën, dhe 213 të tjerë u plagosën.

 

Të fundit

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV