“Pamë njerëz në shok”/ Rrëfehen efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit shkatërrues në Turqi, me pasojë mijëra të vdekur, ndanë përjetimet dhe vështirësitë me të cilat u përballën atje.

“Marrja vesht e tërmetit ndodhi që në orët e para të mëngjesit të së hënës, përmes rrjeteve sociale dhe medias. Nuk kaloi shumë kohë dhe u njoftuam nga institucioni që do krijohet një grup gatishmërie që do të niset për në Turqi, për dhënien e ndihmës edhe nga ana shëndetësore vec asaj ushatarake.

Duke qenë se kam jetuar për 7 vite në Turqi, kam përfunduar studimet atje, Turqinë e kam parë gjithmonë si një vend mikpritës të gjallësuar plot jetë, dhe ajo që pamë ishte e kundërta. Pamë ndërta në tokë, njerëz në gjendje shoku, ishte një pamje drithëruese për të gjithë ne” – shprehet n/toger Hygerta Ilnica, pjesë e ekipit shëndetësor të FA.

Për majorin Endrit Cungu, puna u nda në grupe menjëherë aps mbërritjes në terren.

“Vijuam menjëherë operacionin. Gjatë rrugës pamë njerëz civilë që kishin nevojë për ndihmë. Rezultati ishte, që shpëtuam një fëmijë 5 vjec, gjallë, dhe fatkeqësisht 3 viktima nga rrënojat. Më pas morëm detyrë në një ndërtesë 8 katëshe e gjithë e rrëzuar, dhe të gjitha katet ishin një mbi një. Duhej kujdes e përkushtim për të mos rrezikuar askënd.” -thote ai.

Të fundit

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion!

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Lajme të tjera

Web TV