Vasseur: Ferrari është pretendent për titull, nuk kam vendosur ende për pilotin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferrari i ka synimet e qarta në këtë edicion të ri me “kokëkuqen” që ka si objektiv rikthimin tek titulli kampion. Diçka të tillë e ka konfirmuar dhe shefi i skuderisë Frederic Vasseur. Francezi, në një deklaratë të dhënë se fundmi është optimist se modeli i ri i makinës që do të zbresë në pistë këtë sezon ka potencialin për të garuar për titullin kampion.

“Nuk është e nevojshme që të bëjmë premtime të mëdha. Si fillim do të shohim testet e para. Unë besoj shumë te dy pilotët tanë dhe ne do ti trajtojmë të dy njësoj, e më pas unë do të jem ai i cili do të vendos se cili do të jetë piloti i parë. Të jem i sinqertë kam shumë shpresë tek makina e re dhe besoj se do të jemi në garë për titullin kampion. Kemi sistemuar makinën në shumë drejtime dhe testet që kemi zhvilluar në dimër na kanë dhënë sinjale shumë pozitive”.-tha ai.

Ferrari do të garojë këtë sezon të ri me dy pilotë, Charles LeClerc dhe Carlos Sainz. Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë në datën 5 mars ku do të garohet për çmimin e madh të Bahrain-it.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV