Mjaft i shijuat ditët me diell! Meteorologia: Fundjava sjell ulje temperaturash dhe …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse dimër, muaji shkurt është karakterizuar nga mot pranveror me temperatura deri në 21 gradë celsius.

“Dita e shtunë do të regjistrojë temperature edhe mbi 20 gradë celcius. Të dielën do të ketë rënie për shkak të vranësirave dhe reshjeve duke filluar që nga java tjetër do të ketë rënie graduale të temperaturave.

Në fakt javën që vjen reshjet do të jenë disi më prezente krahasuar me këtë fundjavë. Reshje të izoluara dhe e theksoj të pakta dëbore do të këtë vetëm në zona të thella malore apo në maja malesh.

Muaji shkurt ishte si pranverë, ndërsa pranvera vetë do të nisë me reshje, dhe do të ketë rënie të temperaturave, megjithatë kjo do të zgjasë shumë pak. Ne do të kemi padiskutim plot ditë me diell gjatë marsit, megjithatë nuk përjashtohen mundësitë e reshjeve dhe nuk është çudi që të kemi edhe reshje bore gjatë marsit.

Është parashikuar që muaji mars të jetë relativisht i lagësht, që do të thotë megjithëse do të kemi shumë ditë me diell nuk do të na mungojnë edhe ditët me reshje ku do të plotësohen edhe kuotat mujore, madje në disa zona në veri dhe veriperëndim mund të tejkalohen me disa milimetra reshjet mujore që presim gjatë marsit.”

Të fundit

Politika është thjesht një reality-show, nëse jeni miliarder gjithçka është më e thjeshtë

Një paradigmë e re dhe e paidentifikuar e pushtetit fillonte t’i paraqiste këta “mbretër” si “njerëz të vetëbërë” që...

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra?...

Uji me limon dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë për të qëndruar të shëndetshëm

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale për të përmirësuar shëndetin tuaj ose thjesht dëshironi të hidratoni, merrni një filxhan me ujë të...

“Nuk gjendet në farmaci”, mjeku popullor tregon “ilaçin” që do ju shpëtojë nga virozat

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte i ftuar mjeku popullor Ylli Merja. Në këtë...

Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

Nga Eduard Zaloshnja Në listën paraprake të zgjedhësve janë pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV