E diela rikthen shtrëngatat e shiut, ja zonat kritike që rrezikojnë përmbytjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ditëve të ngrohta plot diell, e diela do të përfshihet nga reshje intensive shiu në 5 qarqe të vendit.

Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni është shprehur se reshjet e shiut do të sjellin rrëshqitje dherash dhe përmbytje të lokalizuara.

“Gjatë ditës së nesërme, do të ketë reshje me intensitet të lartë që do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit. Kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të jenë të niveleve intensive dhe me vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malor që do të shoqërohen me rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane mund të shfaqen problematika me përmbytje të lokalizuara, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Qarqet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata dhe presim që nivelin më të lartë ta kemi nesër gjatë pasdites deri të hënën në mesditë. Qarqet si Dibra, Durrësit, Elbasani, Fieri, Tirana, Berati dhe Korça mbeten në nivele mesatare të reshjeve”, tha Gjoni.

Moti do të përmirësohet nga e marta, por do të shoqërohet me rënie temperaturash pasi do të ketë reshje dëbore në zonat malore. Gjoni u shpreh se pritet që fillimi i marsit të jetë i freskët por konsiderohet normale për stinën që ndodhemi.

“Edhe ditën e hënë do të ketë reshje me këto intensitete dhe pasditja do të jetë me reshje të dobëta. E marta dhe në vijim do të ketë reshje të dobëta me alternime kthjellimesh që do të vijojnë deri të premten.

Gjatë këtyre ditëve, pavarësisht reshjeve, temperaturat do të jenë të larta. Nesër do të ketë ngritje të temperaturave. Zonat malore, të martën e të mërkurën do të shoqërohen dhe me reshje dëbore, kjo mund të shkaktojë pak edhe rënie të temperaturave por janë normale për stinën ku ndodhemi, është fundi i dimrit, fillimi i pranverës, presim të kemi një mars të freskët.

Lexo edhe :  Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Nuk kemi lajmërim për përmbytje thjesht vërshime të shpejta që krijojnë kryesisht rrëshqitje të dherave”, tha Gjoni.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV