Barça del “huq” dhe lë pikë, Almeria mposht për herë të parë në histori katalanasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Almeria fiton ndaj Barcelonës. Skuadra e Joan Rubi i dha fund ecurisë prej tri humbjes radhazi në La Liga dhe festoi pas suksesit 1-0 kundër katalanasve.

Kjo ishte fitorja e parë në histori që Almeria arrin kundër Barcelonës. Golin e fitores e realizoi afrikani El Bilal Toure në minutën e 24’.

21-vjeçari nga Mali mori një top nga Luis Suarez, mposhti Ter Stegen me një gjuajtje potente dhe gjeti golin e gjashtë sezonal në La Liga.

Barcelona tentoi barazimin në minutat e mbetura, por nuk pati forcën e duhur. Almeria menaxhoi avantazhin dhe në fund festoi me tifozët e pranishëm në stadium.

Almeria i largohet zonës së ftohtë me tri pikët e sotme. Ndërkohë, Barça i dha fund shtatë ndeshjeve radhazi me fitore në kampionatin spanjoll.

Djemtë e Xavit regjistruan humbjen e dytë sezonale në La Liga, por vijojnë të kryesojnë të qetë me 7 pikë më shumë se Reali i Madridit.

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Lajme të tjera

Web TV